Communities unprepared in the face of natural disasters

Communities unprepared in the face of natural disasters

Natural disasters and catastrophes can result in significant human and economic losses. Albania is frequently affected by natural and anthropogenic disasters, ranking 39th out of 171 countries according to the world risk report for 2017. Although most of these disasters cannot be prevented, there is a way to minimise risks, for example by distributing reliable information about the nature, causes and consequences of disasters. Information dissemination provides people with a better understanding of the risks, thus helping them to protect themselves. It is vitally important to promote a culture of security and awareness about the consequences of our actions or failures to act.

The magnitude and impact of a catastrophe do not depend entirely on natural phenomena. Human activities may exacerbate or alleviate risks: it is important where and how we build houses and settlements, for example, and how we use natural resources. Disasters are complex events, and the prevention and mitigation of their impacts likewise has many aspects, one of the most important of which is, without question, the amount of information available.

How much do members of the public really know about civil emergency situations and the early warning system? To answer this question, REC Albania carried out the survey “Risk: Chance or Choice?” in 2017. The nationwide public opinion poll provided a fascinating picture of what people do and do not know about disaster risk. As many as 85 percent of respondents claimed to recognise the dangers that threaten their community, although they were unaware of emergency plans and around 86 percent did not know what an early warning system was or what means of communication exist within this system at national and local level. When asked about the main cause of the disasters affecting them and their community, the majority referred to alterations and interventions carried out by humans, while only 6.5 percent of respondents mentioned natural cyclical events.

Around 40 percent of the respondents lived in areas that had been flooded at least once (Shkodra, Fushë Kruja, or the villages along the Vjosa River), and 30.2 percent of these respondents had had personal experience of a flood situation. Respondents were asked to identify some of the measures they took in the event of flooding. Of the 11 measures suggested in the survey, the biggest percentage (54.6 percent) of respondents chose recognition and learning of emergency telephone numbers (112, 129, 126, 128). The measure considered to be the least important was knowledge of the local authorities responsible in the event of an emergency. The best-known institution in terms of civil emergency management is the General Directorate of Civil Emergencies, which was identified as having a major role in responding to civil emergencies.

According to 66.5 percent of respondents, the primary source of information about hazards and early warning systems was the media, while 55 percent of respondents ranked school education as the best way to learn about civil emergencies. The least appreciated tools were leaflets (17 percent) and public meetings.

All respondents were asked to decide whether risk is a matter of chance or choice. The question was posed in order to gain a better understanding of civil emergency situations. According to 40.6 percent of those surveyed, risk is a matter of luck, while 59.4 percent considered it to be a matter of choice.

In our daily lives we are faced with a constant need to make choices, and weighing up the relative risks and benefits is far from easy. We can only rely on the knowledge we have. Have you ever wondered how you would react in an emergency? None of us like to think too much about such things, but as citizens we need to have basic information about the risks and the appropriate measures that we need to take, not only to prevent disasters but also to cope with them if they occur.

The EU is providing support for the implementation of the “Programme for Improving the National Early Warning System” (PRO NEWS), which aims to ensure increased resilience to floods by strengthening Albania’s national early warning system and improving disaster prevention in line with EU good practices.

Komunitetet e papërgatitura përballë fatkeqësive natyrore

Fatkeqësitë natyrore dhe katastrofat shkaktojnë humbje të konsiderueshme njerëzore dhe ekonomike. Shqipëria është një ndër vendet që preket shpesh nga fatkeqësitë natyrore si dhe ato të shkaktuara nga dora e njeriut. Sipas raportit të riskut botëror për vitin 2017, Shqipëria renditet në vendin e 39-të për rrezikun ndaj fatkeqësive natyrore nga 171 vende të botës të marra në analizë. Shumica e këtyre fatkeqësive nuk mund të parandalohen, por ekziston një mënyrë për të minimizuar rrezikun e këtyre ngjarjeve, siç është shpërndarja e informacionit të vlefshëm dhe të besueshëm për natyrën, shkaqet dhe pasojat e fatkeqësive.

Shpërndarja e informacionit do t’i ndihmojë njerëzit që të kuptojnë më mirë rreziqet dhe rrjedhimisht të mbrohen më mirë. Sot është shumë e rëndësishme të promovohet një kulturë sigurie dhe ndërgjegjësimi mbi pasojat që kanë veprimet apo mos veprimet tona.

Madhësia dhe ndikimi që mund të ketë një katastrofë nuk varet tërësisht nga fenomenet natyrore, pasi aktiviteti njerëzor mund të përkeqësojë ose të lehtësojë rrezikun, për shembull, rëndësia e vendit ku ndërtojmë banesat tona, si i ndërtojmë shtëpitë apo vendbanimet apo se si shfrytëzojmë burimet natyrore. Fatkeqësitë janë ngjarje komplekse dhe problemi i parandalimit dhe i zbutjes së efekteve të tyre ka shumë aspekte, ku padyshim aspekti i informimit dhe i ndërgjegjësimit për to është një nga më kryesorët.

Të gjithë e dimë që rreziku nuk “troket” ndaj ai nuk duhet të trajtohet në mënyrë të rastësishme. Por sa di publiku për situatat e emergjencave civile dhe sistemin e paralajmërimit të hershëm? Përgjigjen e kësaj pyetje, REC Shqipëri është munduar ta gjejë përmes një anketimi të zhvilluar një vit më parë me titull “Risku është fat apo zgjedhje”.

Një anketim mbarëkombëtar i publikut, që banon në zonë rreziku apo jo, solli një pamje interesante të asaj çka njerëzit dinë apo nuk dinë mbi këto çështje. 85% e të anketuarve pohojnë që i njohin rreziqet që mund të prekin komunitetin e tyre, por ata nuk kanë dijeni për planet e emergjencës dhe rreth 86% e tyre nuk e dinë çfarë përfaqëson Sistemi i Paralajmërimit të Hershëm apo se cilat janë mjetet e komunikimit të këtij sistemi në nivel kombëtar dhe vendor. Ndërsa pyeten se cili është shkaktari kryesor i fatkeqësive që ndikojnë tek ata dhe komuniteti i tyre, ata mendojnë që shkaku kryesor janë ndryshimet dhe ndërhyrjet e bëra nga njeriu, ndërsa përsa iu përket ngjarjeve natyrore ciklike ato përbëjnë përqindjen më të vogël të përzgjedhjes me vetëm 6.5 % të të anketuarve.

Rreth 40% e të anketuarve kanë qenë banorë të zonave që janë përmbytur të paktën njëherë si Shkodra, Fushë Kruja apo banorë të disa fshatrave të grykëderdhjes së Vjosës, nga të cilët rreth 30.2% e kanë përjetuar personalisht një situatë përmbytjeje. Lidhur me përjetimin e situatës së përmbytjes, të anketuarëve iu është kërkuar të identifikojnë disa nga masat që kanë ndërmarrë në një situatë të tillë. Nga 11 masat e sugjeruara në anketim, përqindjen më të lartë e zë njohja dhe mësimi i numrave të emergjencës (112, 129, 126, 128) me 54.6%. Përqindjen më të ulët apo masa e vlerësuar si më pak e rëndësishme është njohja e autoriteteve vendore përgjegjëse për emergjencën. Institucioni që njihet më shumë në lidhje me menaxhimin e emergjencave civile është Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, e cila mendohet se ka një rol të madh në planifikimin dhe reagimin ndaj emergjencave civile.

Burimi kryesor i informacionit për të mësuarit rreth rreziqeve dhe sistemeve të paralajmërimit të hershëm me 66.5 %, është media, ndërsa edukimi në shkollë me 55% radhitet si mënyra më e mirë për të mësuar dhe për t’u ndërgjegjësuar për çështjet e emergjencave civile. Si mjetet më pak të vlerësuara janë fletëpalosjet me 17% dhe takimet publike.

Të gjithë janë pyetur të zgjedhin nëse risku është fat apo zgjedhje. Kjo pyetje e vendosur jo rastësisht e fundit në anketim, ka pasur si qëllim të kuptuarit më mirë dhe trajtimin e duhur të çështjeve që lidhen me situatat e emergjencave civile. Të anketuarit janë ndarë në përgjigjen e dhënë, ku rreth 40.6% mendojnë që risku është fat kurse shumica e tyre 59.4% mendojnë se ai është çështje zgjedhje.

Përditshmëria jonë na prezanton me një sërë zgjedhjesh të pafundme dhe peshimi i risqeve dhe i përfitimeve relative nuk është aspak e lehtë në kohën e sotme, prandaj shpesh na duhet të marrim vendime bazuar tek njohuritë që kemi, dhe në fund të fundit, fati dhe risku nuk janë vetëm çështje numrash.

A keni menduar ndonjëherë se si do të reagonit ndaj një emergjence? Asnjërit nga ne nuk i pëlqen ta mendojë e aq më pak të ndodhet në një situatë të tillë, por ka ardhur koha që vendin e frikës ta zëvendësojë informacioni dhe parapërgatitja. Si qytetarë ne duhet të kemi informacionin bazë mbi rreziqet dhe masat e duhura që duhet të ndërmarrim, jo vetëm për të parandaluar fatkeqësitë, por edhe për t’u përballur me to nëse ato ndodhin.

Për të adresuar çështjet më sipër, me mbështetjen e Bashkimit Evropian prej një viti është në zbatim programi “Sistemi i Parandalimit të Hershëm dhe Parandalimit të Përmbytjeve në Shqipëri (PRO NEWS)”,”Programme for Improving the National Early Warning System”  i cili synon të rrisë aftësitë ripërtëritëse ndaj përmbytjeve duke forcuar Sistemin e Paralajmërimit të Hershëm në Shqipëri dhe duke përmirësuar parandalimin e katastrofave në përputhje me praktikat e mira të Bashkimit Evropian.

2018-05-28T08:32:37+00:00