The second issue of PRO NEWS newsletter published

Albania has been significantly affected by flood events in the recent months. The events that took place last December as well as at the beginning of this year are clear indicators of a risk that is easily possible and very common now even for our country.

Thousand hectares of land underwater, hundreds dead animals, dozens displaced families are a strong alerting bell that we must pay a lot of attention to information, preparedness and tackling appropriate measures at the right time.

In this regard, PRO NEWS programme has foreseen a series of activities under each specific component, aiming to ensure increased resilience to floods and improving disaster prevention in line with EU Good Practices.

In this newsletter, you can read on the contribution made to increased emergency management planning capacity through Assessment of Emergency Planning at Prefectural level; on the support to Albanian institutions in accessing the Union Civil Protection Mechanism, and on the ssessment of automatic weather stations and on the ongoing historical data rescue activities.

Enjoy your reading!

PRO NEWS Newsletter no. 2 (PDF format)

Del numri i dytë i buletinit të programit PRO NEWS

Shqipëria është prekur ndjeshëm nga përmbytjet përgjatë muajve të fundit. Ngjarjet e dhjetorit të vitit të kaluar si dhe në fillim të këtij viti janë tregues i qartë i rrezikut nga përmbytjet, të cilat mund të konsiderohen tashmë si mëse të zakonshme edhe për vendin tonë.

Mijëra hektarë toke të përmbytur, qindra kafshë të ngordhura, dyzina familjesh të shpërngulura, janë këmbana të forta alarmi që na kujtojnë se duhet t’i kushtojmë shumë rëndësi informimit, parapërgatitjes dhe marrjes së masave të nevojshme, në kohën e duhur.

Në këtë kontekst, programi PRO NEWS ka parashikuar një seri aktivitetesh nën secilin komponent të tij, duke synuar rritjen e aftësive ripërtëritëse ndaj përmbytjeve dhe të parandalimit të fatkeqësive natyrore, në përputhje me Praktikat e Mira të Bashkimit Evropian.

Në këtë buletin, do mund të lexoni mbi kontributin e dhënë për rritjen e kapaciteteve planifikuese për menaxhimin e emergjencave, përmes Vlerësimit të Planeve të Emergjencave në nivel Prefekture; mbi mbështetjen ndaj institucioneve shqiptare për anëtarësimin në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian; mbi vlerësimin e stacioneve automatike të motit dhe të aktiviteteve për rikuperimin e të dhënave ndër vite.

Lexim të këndshëm!

Buletini nr. 2 i programit PRO NEWS (format pdf)
2018-04-23T13:23:54+00:00