Fourth Steering Committee Meeting of PRO NEWS Programme

Fourth Steering Committee Meeting of PRO NEWS Programme

April 11, 2018, Tirana Albania

The EU-funded Programme for Improving National Early Warning System and Flood Prevention in Albania (PRO NEWS) convened its fourth Steering Committee meeting, on 11 April 2018 at the International Hotel in Tirana.

The meeting, organized under the auspices of the Albanian Ministry of Defense through the General Directorate for Civil Emergencies (GDCE), discussed the programme progress and the work-plan for the remaining time-frame of implementation (April-November 2018).

The meeting was opened by Mr. Shemsi Prenci, General Director of GDCE, Ms. Olga Luisa Anghelakis, Head of Economic Governance Section in the EU Delegation to Albania, Mr. Hubert Grandjean, Programme Officer in the EU Delegation to Albania and Mr. Giovanni de Siervo, PRO NEWS Programme Director, Italian Civil Protection Department.

Representatives from main national stakeholders – Institute of Geosciences, Energy, Water and Environment, the Technical Secretariat of National Water Council and the Ministry of Agriculture and Rural Development – and the Consortium partners and associated partners attended the meeting.

In his opening speech, Mr. Shemsi Prenci, General Director of GDCE, express gratitude to the Consortium partners leaded by Italian Civil Protection Department and all Albanian beneficiary’s institutions at central and local level for their serious engagement in programme implementation. Mr. Prenci brought to attention the remarks of last Steering Committee meeting, pointing out that the membership of Albania in the Civil Protection Mechanism of EU is now a priority for Albanian Government, requiring as precondition the successful implementation of PRO NEWS programme.

“All parties at this moment must join forces to overcome challenges and participate actively and intensively in effective programme implementation. We don’t have time to lose as we don’t have time to accept or cause the failure of this kind of programmes with great importance for the well-being and the security of its citizens”, stressed Mr. Prenci.

Ms. Olga Anghelakis, head of Economic Governance Section in the EU Delegation to Albania, emphasized that “PRO NEWS Programme is essential for preparation of Albania in accessing in the Civil Protection Mechanism of the European Union”. “The success of programme implementation depends on the full involvement of all beneficiaries, therefore, all parts are invited to ensure all necessary support to the activities”, stressed Ms. Anghelakis in her speech, succeeding by other recommendations for programme partners to ensure in time implementation of all components.

Mr. Hubert Grandjean, EU Delegation in Albania, called for an enhanced collaboration and coordination between all Albanian key beneficiary institutions and Consortium partners in order to achieve the programme objectives and thus reinforce the Albanian overall Civil Protection System.

Mr. Giovanni De Siervo, Programme Director at Italian Civil Protection Department, on behalf of the implementing Consortium, appreciated the Albanian institutions and especially the GDCE for coordination ensured among all national stakeholders and confirmed the commitment by all consortium partners towards successful programme implementation. Mr. De Siervo emphasized the importance of all beneficiaries to be more collaborative achieving together the programme objectives. “The consortium is very committed to this project and all its components”, closed his speech Mr. De Siervo.

The PRO NEWS Consortium partners presented the progress of each technical component so far. The discussions were focused on envisaged approach to the achievement of expected results, planned activities, areas in need of attention and recommendations for the way forward.

For further information follow the programme on: www.pronewsprogramme.eu; Facebook: ProNewsAlbania; Twitter: @PronewsAlbania

Download PDF version in English

Takimi i katërt i Komitetit Drejtues të Programit PRO NEWS

11 Prill 2018, Tiranë, Shqipëri

Programi për Përmirësimin e Sistemit Kombëtar të Paralajmërimit të Hershëm dhe parandalimin e përmbytjeve në Shqipëri (PRO NEWS) mblodhi takimin e katërt të Komitetit Drejtues, më 11 Prill 2018, në Tiranë.

Takimi, i organizuar nën kujdesin e Ministrisë së Mbrojtjes në Shqipëri përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile (DPEC), kishte për qëllim diskutimin e progresit të programit dhe planin e punës për periudhën e mbetur të zbatimit (Prill – Nëntor 2018).

Fjalët përshëndetëse në hapje të takimit u mbajtën nga z. Shemsi Prenci, Drejtor i Përgjithshëm i DPEC-së, znj. Olga Luisa Anghelakis, shefe e Sektorit të Qeverisjes Ekonomike në Delegacionin e BE-së në Shqipëri, z. Hubert Grandjean, Oficer i Programit në Delegacionin e BE-së në Shqipëri dhe z. Giovanni de Siervo, Drejtor Programi PRO NEWS, Departamenti Italian i Mbrojtjes Civile.

Në takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve kryesore kombëtare – Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Ujit dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – dhe partnerët e Konsorciumit dhe aktorë të fushës.

Në fjalën e tij të hapjes, z. Shemsi Prenci, Drejtor i Përgjithshëm i DPEC-së, falenderoi partnerët e Konsorciumit të udhëhequr nga Departamenti Italian i Mbrojtjes Civile dhe të gjitha institucionet përfituese shqiptare në nivel qendror dhe lokal për angazhimin e tyre serioz në zbatimin e programit. Z. Prenci solli në vëmendje vërejtjet e takimit të mëparshëm të Komitetit Drejtues, duke theksuar se “anëtarësimi i Shqipërisë në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së është tashmë një prioritet për Qeverinë Shqiptare, çka kërkon si parakusht edhe zbatimin e suksesshëm të programit PRO NEWS”.

“Të gjitha palët në këtë moment duhet të bashkojnë forcat për të kapërcyer sfidat dhe për të marrë pjesë aktive dhe intensive në zbatimin efektiv të programit. Nuk kemi kohë për të humbur, sikurse nuk mund të pranojmë apo dhe të shkaktojmë dështimin e programeve të tilla me rëndësi madhore për mirëqenien dhe sigurinë e qytetarëve të saj”, theksoi z. Prenci.

Znj. Olga Anghelakis, shefe i Sektorit të Qeverisjes Ekonomike në Delegacionin e BE në Shqipëri, theksoi se “Programi PRO NEWS është thelbësor në përgatitjen e Shqipërisë për anëtarësimin në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian”. “Suksesi i zbatimit të programit varet nga përfshirja e plotë e të gjithë përfituesve, prandaj të gjitha palët duhet të përpiqen të sigurojnë të gjithë mbështetjen e nevojshme për zbatimin e aktiviteteve”, theksoi znj. Anghelakis në fjalën e saj, duke vijuar me rekomandimet e nevojshme për partnerët e programit për të siguruar zbatimin në kohë të të gjithë komponentëve.

Z. Hubert Grandjean, Delegacioni i BE në Shqipëri, bëri thirrje për më shumë bashkëpunim dhe koordinim ndërmjet të gjithë institucioneve kryesore përfituese shqiptare dhe partnerëve të Konsorciumit, në mënyrë që të arrihen objektivat e programit dhe, si rrjedhim, të përforcohet Sistemi Shqiptar i Mbrojtjes Civile.

Z. Giovanni De Siervo, Drejtor i Programit në Departamentin Italian të Mbrojtjes Civile, në emër të Konsorciumit zbatues, vlerësoi angazhimin e institucioneve shqiptare dhe sidomos të DPEC-së për koordinimin e siguruar ndërmjet të gjithë aktorëve kombëtarë dhe konfirmoi angazhimin nga të gjithë partnerët e konsorciumit drejt zbatimit të suksesshëm të programit. Z. De Siervo theksoi rëndësinë e faktit që të gjithë përfituesit të jenë më shumë bashkëpunues, për të arritur së bashku objektivat e programit. “Konsorciumi është shumë i angazhuar në këtë projekt dhe në të gjithë komponentët e tij”, mbylli fjalimin e tij z. De Siervo.

Partnerët e programit PRO NEWS prezantuan progresin e secilit komponent teknik deri më tani. Diskutimet u përqëndruan në qasjen e parashikuar për arritjen e rezultateve të pritura, aktivitetet e planifikuara, fushat që kanë nevojë për vëmendje dhe rekomandimet për rrugën përpara.

Për më shumë informacion mund të ndiqni: www.pronewsprogramme.eu; Facebook: ProNewsAlbania; Twitter: @PronewsAlbania

Download PDF version in Albanian
2018-09-11T12:04:16+00:00