Presentation of the new Guidelines for the new Emergency Planning

Presentation of the new Guidelines for the new Emergency Planning

March 12 – 13, 2018

The Programme for Improving National Early Warning System and flood prevention in Albania (PRO NEWS) hosted in Tirana, on March 12 – 13, 2018, a two-day national workshop on the Presentation of the new Guidelines for the new Emergency Planning.

The aim was to present the final report on the Assessment on the Emergency Plans to all the 12 prefectures. The results and the score cards related the assessment of respective existing emergency plans are further discussed with the purpose to jointly identify areas in need of attention and gaps to be filled.

Representatives of the 12 Albanian prefectures, together with the General Directorate for Civil Emergencies and Consortium experts, jointly finalized the index of the proposed guidelines and discussed the envisaged contents in collaboration with relevant institutions that will take part in the work.

“Your presence here today is a guaranty for the successful implementation of the Pro NEWS Programme and specifically of this component in prefectural level”, opened his welcome speech Mr. Maksimiljan Dhima, from GDCE.

“The lesson we must learn from last months’ flooding events is that the municipalities should be the first to prevent and to deal with an emergency situation. In this regard, the prefectures should take care to assist each municipality in developing their emergency plans in order to have a new standard in dealing with an emergency event”.

The General Director of GDCE, Mr. Shemsi Prenci, greeted the workshop in its second day. “It is important to stress that the December flooding events and those of February and March bring us to the conclusion that global warming are now present even in Albania and our country is extremely effected by them. The situation is critical as result of massive rains and fast melting of snow, and most of NenShkodra area is under water. But another event should be taken in consideration at the moment – the erosion of soil. We have to consider both flooding and erosion as a priority in an emergency case.”

“I’m convinced that the standardized plans result of PRO NEWS Programme, after their approval, will be very helpful in facing the emergency situations. We should also urge the emergency planning at the municipal level,” emphasized Mr. Prenci in his word.

During the workshop, the PRO NEWS experts team presented one example of reorganized emergency plan in accordance with the new guidelines. The exercise was reviewed during the second day of the workshop within interactive group sessions where participants had the possibility to discuss, verify and adjust the new planning model using the new index for updating their plans. The PRO NEWS consortium presented also the first release of a new supporting tool that will simplify the reorganization and homogenization of by prefectures on their emergency planning.

The updated guidelines represent the basis for the revision of the 12 prefectural plans. This process will be carried on over the remaining time-frame of the PRO NEWS programme.

PRO NEWS Programme is financed by the EU Delegation in Albania and runs until the end of 2018. It aims to increase Albania’s resilience to floods by strengthening its National Early Warning System, improving disaster prevention in line with EU practices, and assisting the country to access the European Union Civil Protection Mechanism.

For further information follow the programme on: www.pronewsprogramme.eu; Facebook: ProNewsAlbania; Twitter: @PronewsAlbania

Download PDF version (English)

Prezantimi i Udhëzimeve të reja mbi Planifikimin e ri të Emergjencave

12 – 13 Mars 2018

Programi “Përmirësimi i Sistemit Kombëtar të Paralajmërimit të Hershëm në Shqipëri dhe parandalimi i përmbytjeve (PRO NEWS)”, organizoi në datat 12-13 Mars 2018, në Tiranë, një workshop dy ditor për Prezantimin e Udhëzimeve të reja mbi Planifikimin e ri të Emergjencave.

Qëllimi i këtij workshopi ishte prezantimi i raportit përfundimtar mbi Vlerësimin e Planeve të Emergjencave për të 12 Prefekturat shqiptare. Rezultatet dhe vlerësimet e bëra për planet përkatëse ekzistuese të emergjencave kanë qenë pjesë e diskutimeve në këtë takim, me qëllim identifikimin e përbashkët të zonave që kanë nevojë për vëmendje dhe mangësitë që duhet të plotësohen.

12 përfaqësues nga Prefekturat e Shqipërisë, së bashku me ekspertë nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile (DPEC) dhe me Partnerët e Konsorciumit (DPC, CIMA, REC), finalizuan së bashku indeksin e udhëzimeve të propozuara dhe diskutuan në detaje mbi përmbajtjen e tyre në bashkëpunim me institucionet përkatëse që do të marrin pjesë në këtë proces.

“Prania juaj sot këtu është një garanci për zbatimin e suksesshëm të Programit PRO NEWS dhe në veçanti të këtij komponenti”, hapi fjalimin e tij përshëndetës z. Maksimiljan Dhima, nga DPEC.

“Mësimi që ne duhet të nxjerrim nga përmbytjet e muajve të fundit është se bashkitë duhet të jenë të parat për të parandaluar dhe për t’u përballur me një situatë emergjente. Në këtë drejtim, prefekturat duhet të kujdesen që secila bashki të përgatitë dhe të ketë planin e saj të emergjencave, me qëllim vendosjen e një standardi të ri në trajtimin e një emergjence”.

Drejtori i Përgjithshëm i DPEC-së, z. Shemsi Prenci, përshëndeti takimin në ditën e dytë. “Është e rëndësishme të theksohet se përmbytjet e dhjetorit dhe ato të shkurtit dhe të marsit na sjellin në përfundimin se ngrohja globale tani është e pranishme edhe në Shqipëri dhe vendi ynë është jashtëzakonisht i ndikuar prej tyre. Situata është kritike si rezultat i shirave masive dhe shkrirjes së shpejtë të borës, dhe pjesa më e madhe e zonës së NënShkodrës është nën ujë. Por një ngjarje tjetër duhet të merret në konsideratë për momentin – erozioni i tokës. Ne duhet të konsiderojmë si përmbytjet ashtu edhe erozionin si një përparësi në një situatë emergjence. ”

“Jam i bindur se planet e standardizuara, rezultat i Programit PRO NEWS, pas miratimit të tyre, do të jenë shumë të dobishme në përballimin e situatave emergjente. Ne gjithashtu duhet të nxisim planifikimin e emergjencave në nivel bashkie “, theksoi z. Prenci në fjalën e tij.

Gjatë workshopit, ekipi i ekspertëve të PRO NEWS paraqiti një shembull të planit të riorganizuar të emergjencave në përputhje me udhëzimet e reja. Ushtrimi u shqyrtua gjatë ditës së dytë të workshopit, në sesionet e grupeve interaktive ku pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë, të verifikojnë dhe të përshtatin modelin e ri të planifikimit duke përdorur treguesit e rinj për përditësimin e planeve të tyre. Konsorciumi i PRO NEWS prezantoi edhe metodën e re mbështetëse që do të thjeshtojë riorganizimin dhe homogjenizimin nga ana e prefekturave të planeve të tyre të emergjencave.

Udhëzimet e përditësuara paraqesin bazën për rishikimin e 12 planeve në nivel prefekture. Ky proces do të vazhdojë përgjatë periudhës së mbetur të programit PRO NEWS.

Programi PRO NEWS financohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe zbatohet deri në fund të vitit 2018-të. Ai synon të rrisë aftësinë ripërtëritëse të Shqipërisë ndaj përmbytjeve duke forcuar Sistemin Kombëtar të Paralajmërimit të Hershëm dhe duke përmirësuar parandalimin e fatkeqësive në përputhje me Praktikat e Mira të BE-së, si dhe duke ndihmuar vendin të përfshihet në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian.

Për më shumë informacion mund të ndiqni: www.pronewsprogramme.eu; Facebook: ProNewsAlbania; Twitter: @PronewsAlbania

Download PDF version (Albanian)
2018-04-03T12:36:05+00:00