Presentation of the new Guidelines for the new Emergency Planning

12-13 March 2017, Tirana, Albania

12 representatives from Prefectures, GDCE and other national stakeholders on Emergency Planning in Albania, together with Consortium Partners (DPC, CIMA, REC) will gather in a 2-day workshop at Tirana International Hotel, for the presentation of the new Guidelines for the new Emergency Planning.

The scope of this workshop is to present the final report on the Assessment on Emergency Plans to all the 12 Albanian Prefectures. The results and the score cards related to the assessment of respective existing emergency plans will be discussed with the purpose to jointly identify areas in need of attention and gaps to be filled.

The workshop will focus on the finalization of the new guidelines for prefectural emergency planning. To this objective, workshop participants, including GDCE experts, will jointly finalize the index of the proposed guidelines and will discuss the envisaged contents in collaboration with relevant institutions that will take part in the work.

This workshop refers to the component B of the PRO-NEWS programme: Increased emergency management planning capacity.

Prezantimi i Udhëzimeve të reja mbi Planifikimin e ri të Emergjencave

12-13 Mars 2017, Tiranë, Shqipëri

12 përfaqësues nga Prefekturat e Shqipërisë, nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile (DPEC) dhe aktorë të tjerë kombëtarë të përfshirë në Planifikimin e Emergjencave në Shqipëri, së bashku me Partnerët e Konsorciumit (DPC, CIMA, REC) do të mblidhen në një seminar dy ditor në mjediset e hotel “Tirana International” për prezantimin e Udhëzimeve të reja mbi Planifikimin e ri të Emergjencave.

Qëllimi i këtij workshopi është të prezantojë raportin përfundimtar mbi Vlerësimin e Planeve të Emergjencave për të 12 Prefekturat shqiptare. Në takim do të diskutohen rezultatet dhe vlerësimet e bëra për planet përkatëse ekzistuese të emergjencave, me qëllim identifikimin e përbashkët të zonave që kanë nevojë për vëmendje dhe mangësitë që duhet të plotësohen.

Workshopi do të fokusohet në finalizimin e udhëzimeve të reja për planifikimin e emergjencave në nivel prefekture. Për këtë qëllim, pjesëmarrësit, përfshirë dhe ekspertët e DPEC-së, do të finalizojnë së bashku indeksin e udhëzimeve të propozuara dhe do të diskutojnë mbi përmbajtjen e tyre në bashkëpunim me institucionet përkatëse që do të marrin pjesë në këtë proces.

Ky workshop realizohet në kuadër të komponentit B.2 të programit PRO-NEWS – Rritja e kapaciteteve të planifikimit në menaxhimin e emergjencave.

2018-02-22T15:07:23+00:00