The United States Provides Disaster Response Equipment to Albania

Today U.S. Ambassador Donald Lu and Albanian Defense Minister Olta Xhaçka welcomed the delivery of the first shipment of U.S. disaster response equipment to Albania’s Directorate of Civil Emergencies to enhance their capacity to respond to future flooding.  The shipment was sent from Livorno, Italy after extensive coordination with the European Command (EUCOM) Humanitarian Assistance Program.  A second shipment from Albany, Georgia will arrive soon.

In his remarks at the ceremony, Ambassador Donald Lu told military and civil emergency personnel, “We believe in the heroism of the Albanian Armed Forces and are proud to support them in their mission to save lives at home and overseas.”

“This equipment is part of a multi-pronged effort to assist our close ally and partner with the ability to respond to future natural disasters,” said Major Joshua Glendening, chief of the U.S. Office of Defense Cooperation in Albania. “We will continue to look for opportunities to work with the Albanian government to assist with the emergency services needed in the wake of flooding and regional forest fires.”

The donation comes in direct response to Albania’s request for assistance to NATO through the Euro-Atlantic Disaster Response Coordination Center. The supplies and equipment, totaling over $600,000, included four inflatable life rafts, 126 rescue diver wet suits, ten large military generators, 1671 blankets, 600 sleeping bags, 100 heaters, and 15 tents.

SHBA i Dhuron Shqipërisë Pajisje për Reagimin ndaj Katastrofave

Sot, Ambasadori i SHBA Donald Lu dhe Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka pritën dërgesën e parë të pajisjeve nga Shtetet e Bashkuara për përgjigjet ndaj fatkeqësive për Drejtorinë e Emergjencave Civile të Shqipërisë për të përforcuar kapacitetet e tyre për t’iu përgjigjur përmbytjeve në të ardhmen. Dërgesa erdhi nga Livorno, Itali, pas bashkërendimit të gjerë me Programin e Ndihmave Humanitare të Komandës Europiane (EUCOM). Një dërgesë e dytë nga Albany, Xhorxhia, do të vijë së shpejti.

Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, Ambasadori Donald Lu u tha personelit ushtarak dhe atyre të emergjencave civile “Besojmë në heroizmin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe jemi krenarë t’i mbështesim ata në misionin e tyre për të shpëtuar jetë këtu në shtëpi dhe jashtë vendit.”

“Këto pajisje janë pjesë e një përpjekjeje shumëpalëshe për të ndihmuar partneren dhe aleaten tonë të ngushtë në aftësinë për t’iu përgjigjur fatkeqësive natyrore në të ardhmen”, tha Majori Joshua Glendening, shefi i Zyrës për Bashkëpunimin Ushtarak e SHBA në Shqipëri. “Ne do të vazhdojmë të kërkojmë mundësi bashkëpunimi me qeverinë shqiptare, për të ndihmuar me shërbimet e emergjencës që nevojiten në prag përmbytjesh apo zjarresh rajonale në pyje”.

Ndihmat janë përgjigje e drejtpërdrejtë e kërkesës së Shqipërisë për ndihmë drejtuar NATO-s nëpërmjet Qendrës Euro-Atlantike për Bashkërendimin e Përgjigjeve ndaj Fatkeqësive. Pajisjet dhe ndihmat, me vlerë totale mbi 600,000 USD, përfshijnë 4 zadra shpëtimi, 126 kostume polumbari, 10 gjeneratorë të mëdhenj ushtarakë, 1671 batanije, 600 dyshekë alpin, 100 ngrohëse dhe 15 çadra.