Endangered by Disasters; Head of Emergencies: Municipalities to establish the structures

“Albania is the first state in Europe that in last 6 years is the region most endangered by natural disasters, which means that the threat and risk are too high, therefore the attention of local and central government should be very high,” said Shemsi Premci, General Director of Civil Emergencies.

Premci noted that most of the municipalities in the country do not implement the DCM 965, according to which the municipalities should establish an emergency structure at municipal level. “With regret we found that most of the municipalities did not implemented this government decision to establish the structure with competent employees and professionals in the areas,” he said.

Regardless of legal definition, the General Director of Civil Emergencies asked Municipalities to plan in the budget the maximum allowable amount of funds for Civil Emergencies. “You have a legal obligation to plan 0% to 3% of the budget, if you think that you will not have emergencies than plan 0 % but after that do not scream if you do not have funds. So, you have the legal options to plan 3%, and you have the options to divert these funds if you do not use them. Within public procurement law, these funds are excluded from procurement, it means they can be used as quickly as possible, so it’s not needed 45 days to create a public procurement procedure, “said Premçi.

The General Director of Civil Emergencies made these statements during a meeting with the Civil Emergency Headquarter in the Elbasan Prefecture.

Të rrezikuar nga katastrofat; Kreu i emergjencave: Bashkitë të ngrenë strukturat

“Shqipëria në vëmendje të institucioneve ndërkombëtare më prestigjioze është shteti i parë në Europë, prej 6 vitesh rajoni më i rrezikuar nga fatkeqësitë e natyrës, çka do të thotë që kërcënueshmëria dhe risku janë shumë të larta, vëmendja e drejtuesve të pushtetit vendor e qendror duhet të jetë shumë e lartë”, u shpreh Shemsi Premçi, drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile.

Premçi vërejti se shumica e bashkive në vend nuk kanë zbatuar VKM 965 sipas të cilit bashkitë duhet të ngrenë strukturat e emergjencave në nivel bashkie. “Ne kemi konstatuar me keqardhje se pjesa më e madhe e bashkive nuk e kanë zbatuar këtë vendim të qeverisë për ta ngritur këtë strukturë me punonjës kompetentë dhe profesionistë në fushat e përgjegjësive”, tha ai.

Pavarësisht përcaktimit ligjor, drejtori i përgjithshëm i emergjencave civile u kërkoi Bashkive të parashikojnë në buxhet maksimumin e lejuar të fondit për emergjencat civile. “keni detyrim ligjor nga 0-3%, nëse ti mendon që s’ke emergjenca planifikoje 0 por mos bërtit kur nuk ke fonde. Pra ke mundësitë ligjore për të planifikuar 3%, ke mundësitë për të devijuar këto fonde nëse nuk i përdor. Me ligjin e prokurimeve publike, këto fonde janë të përjashtuara nga prokurimet, çka mundtë përdoren në mënyrën më të shpejtë të mundshme, pra nuk duhen 45 ditë për të krijuar procedurën e prokurimit publik”, tha Premçi.

Deklaratat Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile i bëri gjatë një mbledhje me shtabin e emergjencave civile në prefekturën e Elbasanit.