Third Steering Committee Meeting of PRO NEWS Programme

Third Steering Committee Meeting of PRO NEWS Programme

November 15, 2017, Tirana Albania

The EU-funded Programme for Improving National Early Warning System and Flood Prevention in Albania (PRO NEWS) convened its third Steering Committee meeting, on 15 November 2017 at the International Hotel in Tirana.

The event was aimed to review programme progress and main achievements. As highlighted in a recent external monitoring, the intervention is important and appropriate but experiences some delays. The meeting addressed issues at stake, notably the needed increase in cooperation and coordination on the national stakeholders` side, and in activities’ outputs delivery on the Consortium side. The key partners and stakeholders of the programme discussed also the work-plan for the next six-months.

The meeting was organized under the auspices of the Albanian Ministry of Internal Affairs and the General Directorate for Civil Emergencies (GDCE) and was co-chaired by Mr. Maksimiljan Dhima, Director of Planning and Coordination of Civil Emergencies at GDCE and Mr. Hubert Grandjean, Programme Officer at the EU Delegation to Albania.

The Steering Committee brought together representatives from main national stakeholders including the Institute of Geosciences, Energy, Water and Environment, the State Authority for Geo-Spatial Information, and the Consortium partners. The Office of the Italian Cooperation in Albania attended the event.

In his opening remarks, Mr. Maksimiljan Dhima from GDCE emphasized the importance of the engagement of all parties as “at this critical moment of the programme progress, we must ultimately overcome the ongoing challenges and participate actively and intensively in the programme implementation”.

“Being aware of the difficult position of Albania, where according to the Natural Disaster Risk Index for 2016 in 171 countries [World Risk Report 2016, published by the United Nations University] our country is ranked in the first place in Europe and in the 40th place in the world, we don’t have time to lose as we don’t have time to accept ore cause the failure of this kind of programmes with great importance for the well-being and the security of its citizens”, stated Mr. Dhima.

Mr. Hubert Grandjean, from the EU Delegation in Albania, pointed out the complexity and relatively slow start of the programme, and called for joint efforts by the Albanian key beneficiary institutions and by Consortium partners to put the programme firmly on the path towards success. The EU Delegation expects the Albanian institutions to increase their collaboration and coordination with the Consortium, who in turn is invited to increase communication and speed up the implementation of activities.

Mr. Giovanni De Siervo, Programme Director at the Italian Civil Protection Department, on behalf of the implementing Consortium emphasized the importance of improved dialogue and cooperation with all beneficiaries for the PRO NEWS scope and underlined the valuable support ensured by GDCE in the role of coordinator of all national stakeholders.

For further information follow the programme on: www.pronewsprogramme.eu; Facebook: ProNewsAlbania; Twitter: @PronewsAlbania

3rd Steering Committee meeting (pdf format)

Takimi i tretë i Komitetit Drejtues të Programit PRO NEWS

15 Nëntor 2017, Tiranë, Shqipëri

Programi për Përmirësimin e Sistemit Kombëtar të Paralajmërimit të Hershëm dhe parandalimin e përmbytjeve në Shqipëri (PRO NEWS), i financuar nga Bashkimi Evropian, zhvilloi takimin e tretë të Komitetit Drejtues, më 15 Nëntor 2017, në mjediset e Hotel Tirana International.

Qëllimi i këtij takimi ishte rishikimi i progresit të deritanishëm të programit PRO NEWS dhe arritjet kryesore të tij. Siç u theksua dhe në raportin e monitorimit, ndërhyrja është e rëndësishme dhe e nevojshme, por janë hasur disa vonesa në zbatim. Takimi adresoi çështjet që kishin më shumë nevojë për vëmendje, e më konkretisht nevojën në rritje për bashkëpunim dhe koordinim nga ana e aktorëve kryesorë kombëtarë dhe për arritjen e rezultateve konkrete nga ana e Konsorciumit. Partnerët kyç dhe aktorët e programit diskutuan, gjithashtu, planin e punës për secilin komponent të programit për 6 muajt e ardhshëm.

Takimi u organizua nën kujdesin e Ministrisë së Brendshme dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile (DPEC) dhe u bashkë-kryesua nga z. Maksimiljan Dhima, Drejtor i Planifikimit dhe Koordinimit të Emergjencave Civile në DPEC dhe z. Hubert Grandjean, Oficer i Programit në Delegacionin e BE-së në Shqipëri.

Ky komitet Drejtues mblodhi së bashku përfaqësues të institucioneve kryesore në nivel kombëtar, ku përmendim Institutin e Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, Autoritetin Shtetëror për Informacionin Gjeo-Hapësinor, dhe partnerët e Konsorciumit. Zyra e Bashkëpunimit Italian në Shqipëri ishte e pranishme në takim.

Fjala e hapjes u mbajt nga z. Maksimiljan Dhima, i cili theksoi rëndësinë e përfshirjes të të gjitha palëve pasi “në këtë moment kritik të ecurisë së programit, ne duhet të tejkalojmë sfidat me të cilat po përballemi dhe të marrim pjesë aktivisht dhe intensivisht në zbatimin e tij”.

“Duke qenë të ndërgjegjshëm për pozicionin e vështirë të Shqipërisë, ku sipas indeksit të riskut nga fatkeqësitë natyrore për vitin 2016 për 171 vende të botës [Raporti Botëror i Riskut 2016, botuar nga Universiteti i Kombeve të Bashkuara], vendi ynë renditet në vendin e parë në Evropë dhe në vendin e 40-të në botë, nuk duhet të humbasim më kohë sikurse nuk mund të pranojmë apo dhe të shkaktojmë dështimin e programeve të tilla me rëndësi madhore për mirëqenien dhe sigurinë e qytetarëve të saj”, theksoi z. Dhima

Hubert Grandjean, nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri, vuri në dukje kompleksitetin dhe fillimin relativisht të ngadaltë të programit dhe bëri thirrje për përpjekje të përbashkëta nga institucionet kryesore përfituese shqiptare dhe nga partnerët e Konsorciumit për ta çuar programin përpara në rrugën drejt suksesit. Delegacioni i BE-së pret që institucionet shqiptare të rrisin bashkëpunimin dhe koordinimin e tyre me Konsorciumin, i cili nga ana e tij është i ftuar të rrisë komunikimin dhe të përshpejtojë zbatimin e aktiviteteve të programit PRO NEWS.

Giovanni De Siervo, Drejtor i Programit në Departamentin Italian të Mbrojtjes Civile, në emër të Konsorciumit, theksoi rëndësinë e përmirësimit të dialogut dhe të bashkëpunimit me të gjithë përfituesit për arritjen e qëllimit të programit PRO NEWS dhe nënvizoi mbështetjen e vlefshme të dhënë nga DPEC në rolin e koordinatorit me të gjithë aktorët kombëtarë.

Për më shumë informacion mund të ndiqni: www.pronewsprogramme.eu; Facebook: ProNewsAlbania; Twitter: @PronewsAlbania

Takimi i trete i Komitetit Drejtues (version pdf)
2018-04-23T13:46:20+00:00