Is the risk  a chance or a choice?

A survey for assessing public knowledge on disasters and civil emergencies

The General Directorate of Civil Emergencies, with the technical support of REC Albania, in the framework of the Program for Improvement of the Early Warning and Prevention National System for Albania (PRO NEWS), is working to develop a public awareness system to increase the skills of renewal of populations affected by floods, as well as the promotion of the Early Warning System in Albania.

In frame of the Component E of the PRO NEWS Programme “Promotion of the development of awareness raising campaigns and the adoption, among the population, of correct behavior in case of emergency”, REC Albania is conducting a survey, through questionnaires and interviews, with the main stakeholders in the country, in order to assess public awareness level and to develop the National Public Awareness Campaign.

The questionnaires are tailored according to the target audience. There are prepared already 4 different types of questionnaires – for the general public, for private businesses, for teachers and for students. Through the questionnaires it is intended to assess the public knowledge on Early Warning system and disasters risk; to understand how the people percept the risk in case of a disaster and to identify the main information sources regarding the warning system and the risk from disasters in Albania.

The questionnaire can be found clicking here

Risku është fat apo zgjedhje?

Pyetësor për vlerësimin e njohurive mbi fatkeqësitë dhe emergjencat civile

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, me mbështetjen teknike të REC Shqipëri, në kuadër të Programit për Përmirësimin e Sistemit Kombëtar të Paralajmërimit të Hershëm dhe parandalimin e përmbytjeve në Shqipëri (PRO NEWS) po punon për hartimin e sistemit të ndërgjegjësimit të publikut, për të rritur aftësitë ripërtëritëse të popullatave të prekura nga përmbytjet, si dhe promovimin e Sistemit Kombëtar të Paralajmërimit të Hershëm në Shqipëri.

Në kuadër të Komponentit E të programit PRO NEWS “Promovimi i fushatave për rritjen e ndërgjegjësimit dhe të nxitjes tek popullata e sjelljes së duhur në rast emergjence“, REC Shqipëri po ndërmerr një studim, përmes pyetësorëve dhe intervistave, me aktorët kryesorë në vend, me qëllimin për të vlerësuar nivelin e ndërgjegjësimit publik dhe për të hartuar fushatën kombëtare të ndërgjegjësimit publik.

Pyetësorët janë të përshtatur sipas grupeve të audiencës së synuar. Janë përgatitur 4 lloje të ndryshme pyetësorësh – për publikun e gjerë, për biznesin privat, për mësuesit dhe për nxënësit. Përmes pyetësorëve, synohet të vlerësohet niveli i njohurive të publikut lidhur me sistemin e paralajmërimit të hershëm dhe të rrezikut nga fatkeqësitë; të kuptohet më mirë se si njerëzit e perceptojnë rrezikun në rast katastrofash dhe të identifikohen burimet kryesore të informacionit lidhur me sistemin e paralajmërimit dhe të rrezikut nga fatkeqësitë në Shqipëri.

Pyetësorin mund ta gjeni duke klikuar këtu

2017-11-13T14:48:20+00:00