Third Steering Committee of PRO NEWS Programme

15 November 2017, Tirana, Albania

The Programme for Improving National Early Warning System and flood prevention in Albania (PRO NEWS) will hold its third Steering Committee meeting.

The aim of this meeting is to review the PRO NEWS programme progress and main achievements during the first phase of its implementation and to discuss the workplan for each programme’s component for the next 6 months.

The meeting will be attended by representatives of the Ministry of Internal Affairs in Albania, the General Directorate for Civil Emergencies, the EU Delegation in Albania, beneficiaries and main stakeholders in the field and also the Consortium partners.

The discussions will be focused on envisaged approach to the achievement of expected results, planned activities, areas in need of attention and recommendations for the way forward.

The meeting will take place at Tirana International Hotel, on November 15, 2017, at 09.30.

For more information please contact:
Programme Director: Giovanni de Siervo, email: Giovanni.DeSiervo@protezionecivile.it
Secretariat: pronews@protezionecivile.it, tel. +39 06 68202030

Takimi i tretë i Komitetit Drejtues të Programit PRO NEWS

15 Nëntor 2017, Tiranë, Shqipëri

Programi për Përmirësimin e Sistemit Kombëtar të Paralajmërimit të Hershëm dhe parandalimin e përmbytjeve në Shqipëri (PRO NEWS) do të mbajë takimin e tretë të Komitetit Drejtues.

Qëllimi i këtij takimi është të rishikojë progresin e deritanishëm të programit PRO NEWS dhe arritjet kryesore gjatë fazës së parë të zbatimit të tij dhe të diskutojë planin e punës për secilin komponent të programit për 6 muajt e ardhshëm.

Në takim do të marrin pjesë përfaqësues të Ministrisë së Brendshme në Shqipëri, të Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile, të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, përfitues dhe aktorë kryesorë në fushë si dhe partnerët e Programit.

Diskutimet do të fokusohen në qasjen e parashikuar për arritjen e rezultateve të pritura, aktivitetet e planifikuara, fushat më në nevojë për vëmendje dhe rekomandimet për të vazhduar më tej me zbatimin e programit.

Takimi do të mbahet në Hotel Tirana International, më 15 nëntor 2017, në ora 09.30.

Për më shumë informacion mund të kontaktoni:
Drejtori i Programit: Giovanni de Siervo, email: Giovanni.DeSiervo@protezionecivile.it
Sekretariati: pronews@protezionecivile.it, tel. +39 06 68202030

2017-11-13T11:04:18+00:00