Levelling UP on Emergency Planning

Levelling UP on Emergency Planning

A two-day national workshop on assessing the existing emergency plans at prefecture level

The Programme for Improving National Early Warning System and flood prevention in Albania (PRO NEWS) hosted in Tirana, on October 5-6, 2017, the national workshop “Levelling UP on Emergency Planning”.

Representatives of the 12 Albanian prefectures, the General Directorate for Civil Emergencies and other national and international stakeholders gathered together to exchange views and increase awareness on relevant good practices in Emergency Planning and to finalize the assessment of existing emergency plans at prefectural level through a participatory approach.

The welcome speech of the workshop was held by Ms. Silvana Jakaj, PRO NEWS Liaison Officer as contact point for the Programme beneficiaries and PRO NEWS Management Team. She emphasized the importance of all actors, especially Prefectures and municipalities, in case of emergencies.

The General Director of GDCE, Mr. Shemsi Prenci, stressed the professionalism and continuous training of the staff of civil protection and emergencies and highlighted the importance of working responsibly using good European practices for a more qualitative improvement of emergency plans.

The representatives of the Prefecture of Shkodra, Berat and Lezha showed how they manage emergencies and how their plans are structured. Following this, the PRO NEWS Consortium Partners presented the Italian Civil Protection system and its legal and operative framework for emergency planning; the methodology used to assess UNDP guidelines on Emergency planning (2003) and the assessment tool used to evaluate prefectural plans and its preliminary results.

The criteria used for the ongoing assessment are based on references to the national legal framework and the relevant good practices, as well as the normative framework and guidelines at EU level which provide a comprehensive analysis and a solid benchmark.

The second day of the workshop was organized in Working Group Sessions for reviewing and finalizing the assessment of all emergency plans at prefectural level. Representatives of prefectures, along with consortium experts, reviewed the assessment of their plans in a very positive and collaborative environment.

The workshop contributes to the overall goal of improving Albania’s legal and institutional framework on Early Warning, Flood Management, Civil Protection and Emergency Planning, as the Component B of the PRO NEWS Programme.

PRO NEWS Programme is financed by the EU Delegation in Albania and runs until the end of 2018. It aims to increase Albania’s resilience to floods by strengthening its National Early Warning System, improving disaster prevention in line with EU practices, and assisting the country to access the European Union Civil Protection Mechanism.

English version (pdf format)

Një hap më tej në Planifikimin për Emergjencat

Workshop dy-ditor kombëtar për vlerësimin e planeve ekzistuese për emergjencat në nivel prefekture

Programi për Përmirësimin e Sistemit Kombëtar të Paralajmërimit të Hershëm në Shqipëri dhe parandalimin e përmbytjeve (PRO NEWS) zhvilloi në Tiranë, në datat 5-6 tetor 2017, workshopin kombëtar “Një hap më tej në Planifikimin për Emergjencat”.

Përfaqësuesit e 12 Prefekturave të Shqipërisë, të Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile dhe aktorë të tjerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë u mblodhën së bashku për të shkëmbyer mendimet dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi praktikat e mira lidhur me planifikimin e emergjencave, si dhe për të finalizuar vlerësimin e planeve ekzistuese të emergjencave në nivel prefekture, përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse.

Fjala përshëndetëse u mbajt nga znj. Silvana Jakaj, Zyrtare Ndërlidhëse e programit PRO NEWS dhe pikë kontakti për përfituesit dhe ekipin menaxherial të programit PRO NEWS. Ajo theksoi në fjalën e saj rëndësinë që marrin të gjithë aktorët, veçanërisht Prefekturat dhe bashkitë, në raste emergjencash.

Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, z. Shemsi Prenci, theksoi profesionalizmin dhe trajnimin e vazhdueshëm të stafit të emergjencave civile, duke nënvizuar rëndësinë e të punuarit me përgjegjësi dhe duke përdorur praktika të mira evropiane për një përmirësim më cilësor të planeve të emergjencave.

Përfaqësuesit nga Prefektura e Shkodrës, Beratit dhe Lezhës treguan për të pranishmit se si ata menaxhojnë rastet e emergjencave dhe si janë të strukturuar planet e tyre. Në vazhdim, ekspertët e konsorciumit PRO NEWS prezantuan sistemin e Mbrojtjes Civile Italiane dhe kuadrin ligjor dhe operacional për planifikimin e emergjencave; metodologjinë e përdorur për të vlerësuar udhëzuesin e UNDP-së të vitit 2003 për planifikimin e emergjencave dhe vlerësimin e planeve të emergjencave në nivel prefekture.

Kriteret e përdorura për vlerësimin e planeve janë bazuar në kuadrin ligjor kombëtar dhe në praktikat e mira të fushës, si dhe në kuadrin normativ dhe udhëzimet në nivel BE-je, për të mundësuar një analizë gjithëpërfshirëse dhe një pikë referimi solide.

Dita e dytë e workshopit u organizua në grupe pune për rishikimin dhe finalizimin e vlerësimit të të gjitha planeve të emergjencave në nivel prefekture. Përfaqësuesit e prefekturave, së bashku me ekspertët e konsorciumit, shqyrtuan vlerësimin e planeve të tyre në një mjedis shumë pozitiv dhe bashkëpunues.

Ky workshop kontribuon në qëllimin e përgjithshëm të përmirësimit të kuadrit ligjor dhe institucional të Shqipërisë lidhur me Paralajmërimin e Hershëm, Menaxhimin e Përmbytjeve, Mbrojtjen Civile dhe Planifikimin e Emergjencave.

Programi PRO NEWS menaxhohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe zbatohet deri në fund të vitit 2018-të. Ai synon të rrisë aftësinë ripërtëritëse të Shqipërisë ndaj përmbytjeve duke forcuar Sistemin Kombëtar të Paralajmërimit të Hershëm dhe duke përmirësuar parandalimin e fatkeqësive në përputhje me Praktikat e Mira të BE-së, si dhe duke ndihmuar vendin të përfshihet në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian.

Albanian version (PDF format)
2018-01-30T10:22:45+00:00