PRO NEWS National Workshop: Levelling UP on Emergency Planning

October 5th-6th, 2017, Tirana, Albania

The EU-funded Programme for Improving National Early Warning System and Flood Prevention in Albania (PRO NEWS) will host the national workshop Levelling UP on Emergency Planning in Tirana on October 5th-6th, 2017. 

Representatives of the Albanian prefectures, the General Directorate for Civil Emergencies and other national stakeholders will get together to exchange views and increase awareness on relevant good practices and finalize the assessment of existing emergency plans through a participatory approach. 

The criteria used for the ongoing assessment are based on references to the national legal framework and the relevant good practices, as well as the normative framework and guidelines at EU level to provide for a comprehensive analysis and a solid benchmark.

This workshop contributes to the overall goal of improving Albania’s legal and institutional framework on Early Warning, Flood Management, Civil Protection and Emergency Planning. 

PRO NEWS is managed by the EU Delegation to Albania and runs until the end of 2018. It aims to increase Albania’s resilience to floods by strengthening its National Early Warning System, improving disaster prevention in line with EU practices, and assisting the country to access the European Union Civil Protection Mechanism.

Workshop kombëtar në kuadër të programit PRO NEWS: Një hap më tej në Planifikimin për Emergjencat

5 – 6 Tetor 2017, Tiranë, Shqipëri 

Programi i financuar nga Bashkimi Evropian “Përmirësimi i Sistemit Kombëtar të Paralajmërimit të Hershëm në Shqipëri dhe parandalimi i përmbytjeve (PRO NEWS)”, do të organizojë workshopin kombëtar me titull “Një hap më tej në Planifikimin për Emergjencat”.

Në këtë workshop do të marrin pjesë përfaqësues nga Prefekturat e Shqipërisë, nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile dhe aktorë të tjerë kombëtarë, të cilët do të kenë mundësi të shkëmbejnë pikëpamjet dhe të rrisin njohuritë mbi praktikat e mira në këtë fushë, si dhe të finalizojnë vlerësimin e planeve ekzistuese të emergjencave përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse.

Kriteret e përdorura për vlerësimin e planeve janë bazuar në kuadrin ligjor kombëtar dhe në praktikat e mira të fushës, si dhe në kuadrin normativ dhe udhëzimet në nivel BE-je, për të mundësuar një analizë gjithëpërfshirëse dhe një pikë referimi solide.

Ky workshop kontribuon në qëllimin e përgjithshëm të përmirësimit të kuadrit ligjor dhe institucional të Shqipërisë lidhur me Paralajmërimin e Hershëm, Menaxhimin e Përmbytjeve, Mbrojtjen Civile dhe Planifikimin e Emergjencave.

Programi PRO NEWS menaxhohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe zbatohet deri në fund të vitit 2018-të. Ai synon të rrisë aftësinë ripërtëritëse të Shqipërisë ndaj përmbytjeve duke forcuar Sistemin Kombëtar të Paralajmërimit të Hershëm dhe duke përmirësuar parandalimin e fatkeqwsive në përputhje me Praktikat e Mira të BE-së, si dhe duke ndihmuar vendin të përfshihet në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian.