Obligatory insurance, a new ‘tax’ for homes against earthquakes and floods

The Financial Supervisory Authority has finalized the draft obligatory housing insurance against earthquakes and floods. Chairman of the Financial Supervisory Authority, Ervin Koci, confirmed at yesterday’s press conference that the law, already finalized, is for discussion with the World Bank and market factors.

“The law has passed by the Authority and is for discussion with the World Bank and market factors. It should be noted that we must be very careful when imposing the obligation on citizens by law, because the service has to respond to the level of obligation that every citizen has to pay. Taking into account the climate changes that have taken place, we should be part of the provision of citizens, because in the case of major natural disasters, the damages caused will be a high cost for both the state budget and the companies. If accidents happen, the responsibilities are taken by the insurer itself, so I see the adoption of this law very useful, in order to protect the interests of the citizens, “Koçi said.

The Financial Supervisory Authority has not yet determined a fee that will be paid by the citizens, or how it will be distributed, if it will be paid monthly or yearly. From the discussions, it is expected that there will be a kind of risk separation, where areas with high flooding potential will have a higher insurance fee. For earthquakes, the tariff variation is related to the value of the home. According to the reference price for construction, obligatory insurance tariffs are also expected to vary, with city centers paying higher tariffs than suburbs.

Albania’s involvement in a national earthquake plan has been a constant demand of the World Bank. Earlier, in a report the World Bank has recommended that insurance rates be affordable for homeowners. The national earthquake security program should set minimum coverage limits at a level of 20,000 to 40,000 euros, which may suffice for the basic security coverage needed by homeowners, while premiums should be kept affordable, under EUR 50 per year, the World Bank estimates. It is anticipated that the compensation will be on condition, if the earthquakes are over 5head high, or if the floods exceed 504 hours of continuous rainfall or 21 days.

Sigurim i detyrueshëm, ‘taksë’ e re për shtëpitë nga tërmetet dhe përmbytjet

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka finalizuar draftin për sigurimin e detyrueshëm të shtëpive nga tërmetet dhe përmbytjet. Kryetari i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Koçi, konfirmoi në konferencën e djeshme për shtyp se ligji, i përfunduar tashmë, është për diskutim me Bankën Botërore dhe faktorët e tregut, raporton “Panorama”.

“Ligji ka kaluar nga Autoriteti dhe është për diskutim me Bankën Botërore dhe faktorët e tregut. Duhet të kemi parasysh që duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur vendosim në ligj detyrimin nga qytetarët, sepse shërbimi duhet t’i përgjigjet nivelit të detyrimit, që duhet të paguajë çdo qytetar. Duke marrë parasysh edhe ndryshimet klimaterike që kanë ndodhur, ne duhet të bëhemi pjesë në sigurimin e qytetarëve, sepse në rast fatkeqësish të mëdha natyrore, dëmet e shkaktuara do të jenë një kosto e lartë si për buxhetin e shtetit, ashtu edhe për kompanitë. Në rast se fatkeqësitë do të ndodhin, përgjegjësitë i merr vetë siguruesi, prandaj unë e shoh shumë të dobishëm miratimin e këtij ligji, në funksion të mbrojtjes së interesave të qytetarëve”, tha Koçi.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ende nuk ka përcaktuar një tarifë që do të paguhet nga qytetarët, apo se si do të jetë shpërndarja e saj, do të paguhet në muaj, apo në vit. Nga diskutimet e ligjit, pritet që të ketë një lloj ndarjeje sipas riskut, ku zonat me mundësi të lartë përmbytjeje, do të kenë tarifë më të lartë sigurimi. Për tërmetet, ndryshimi i tarifës ka të bëjë me vlerën e shtëpisë. Sipas çmimeve të referencës për ndërtimet, pritet të variojnë edhe tarifat e detyrueshme të sigurimit, ku qendrat e qyteteve do të paguajnë tarifë më të lartë se periferitë.

Përfshirja e Shqipërisë në një plan kombëtar për tërmetet ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e Bankës Botërore. Më herët, në një raport Banka Botërore ka rekomanduar që tarifat e sigurimit të jenë të përballueshme për pronarët e shtëpive. Programi kombëtar i sigurimit nga tërmetet duhet të përcaktojë kufijtë minimalë të mbulimit, në një nivel 20 mijë deri në 40 mijë euro, të cilat mund të mjaftojnë për mbulimin bazë të sigurimit që kanë nevojë pronarët e shtëpive, ndërkohë që primet duhet të mbahen të përballueshme, nën 50 euro në vit”, vlerëson Banka Botërore. Parashikohet që dëmshpërblimi të jetë me kushte, në rast se tërmetet janë mbi 5 ballë të larta, ose në rast se përmbytjet kalojnë 504 orë reshje të vazhdueshme apo 21 ditë.