Second Steering Committee of PRO NEWS Programme

Second Steering Committee of PRO NEWS Programme

The Programme enters the implementation phase of its activities

The Programme for Improving National Early Warning System and flood prevention in Albania (PRO NEWS) hold its second Steering Committee meeting, on July 14, 2017. This second meeting marks the beginning of the implementation phase of the Programme, according to the outcomes and activities approved during the programme inception phase.

The meeting was organized under the auspices of the Ministry of Internal Affairs and the General Directorate for Civil Emergencies (GDCE) and co-chaired by Mr. Shemsi Prenci, Director of GDCE and Mr. Antoine Avignon, EU Delegation to Albania.

The meeting brought together representatives from main national stakeholders of the sector, such as the Institute of Geosciences, Energy, Water and Environment, the Ministry of Agriculture, the Technical Secretariat of Water Council, the State Authority for Geo-Spatial Information, other responsible flood prevention authorities in the country, international organizations working in the sector, and the Consortium partners.

The opening remarks were held by Mr. Genci Gjoncaj, General Secretary at the Ministry of Internal Affairs and Mr. Antoine Avignon, EU Delegation in Albania. During their speech, they emphasized the importance of the Programme for the country and its successful implementation through a fruitful collaboration of all partners and beneficiaries.

The PRO NEWS Consortium presented the inception report which includes the detailed work plan of activities for the next six months. Updates on the progress of each technical component were also given.

The meeting was also an opportunity to introduce Mr. Giovanni De Siervo, new PRO NEWS Programme Director. In his speech, Mr. De Siervo stressed the full commitment of the Italian Civil Protection and the whole consortium to ensure the proper implementation of the Programme.

The main aim of PRO NEWS is to ensure increased resilience to floods by strengthening National Early Warning System of Albania and by improving disaster prevention in line with EU Good Practices.

For further information follow the programme on: www.pronewsprogramme.eu; Facebook: ProNewsAlbania; Twitter: @PronewsAlbania

English version (pdf format)

Takimi i dytë i Komitetit Drejtues të Programit PRO NEWS

Programi hyn në fazën e zbatimit të aktiviteteve

Programi për Përmirësimin e Sistemit Kombëtar të Paralajmërimit të Hershëm dhe parandalimin e përmbytjeve në Shqipëri (PRO NEWS) zhvilloi takimin e dytë të Komitetit Drejtues, më 14 korrik 2017. Ky takim shënon fillimin e fazës së zbatimit të Programit, në përputhje me rezultatet dhe aktivitetet e miratuara gjatë fazës përgatitore të programit.

Takimi u organizua nën kujdesin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile (DPEC) dhe u bashkë-kryesua nga z. Shemsi Prenci, Drejtor i DPEC dhe z. Antoine Avignon, Delegacioni i BE-së në Shqipëri.

Në takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve kryesore në nivel kombëtar të përfshirë në sektor, si Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, Ministria e Bujqësisë, Sekretariati Teknik i Këshillit të Ujërave, Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeo-Hapësinor, nga autoritetet përgjegjëse për parandalimin e përmbytjeve në vend, nga organizatat ndërkombëtare që punojnë në këtë fushë, si dhe partnerët e Konsorciumit.

Fjalimet e hapjes u mbajtën nga z. Genci Gjoncaj, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe z. Antoine Avignon, Delegacioni i BE-së në Shqipëri. Gjatë fjalës së mbajtur, ata theksuan rëndësinë e Programit dhe zbatimin e tij në mënyrë të suksesshme përmes një bashkëpunimi të frytshëm të të gjithë partnerëve dhe përfituesve.

Nga ana e konsorciumit të Programit PRO NEWS u paraqit raporti përgatitor, i cili përfshin planin e detajuar të punës për gjashtë muajt e ardhshëm. Gjithashtu, në takim u dhanë dhe përditësime mbi ecurinë e secilit komponent teknik.

Takimi ishte, gjithashtu, një mundësi për të prezantuar z. Giovanni De Siervo, drejtori i ri i Programit PRO NEWS. Në fjalën e tij, z. De Siervo theksoi angazhimin e plotë të Mbrojtjes Civile Italiane dhe të të gjithë konsorciumit për të siguruar zbatimin e duhur të Programit.

Qëllimi kryesor i PRO NEWS është që të sigurojë një qëndrueshmëri më të madhe ndaj përmbytjeve duke forcuar sistemin kombëtar të paralajmërimit të hershëm të Shqipërisë dhe duke përmirësuar parandalimin e katastrofave në përputhje me praktikat e mira të BE-së.

Për më shumë informacion mund të ndiqni: www.pronewsprogramme.eu; Facebook: ProNewsAlbania; Twitter: @PronewsAlbania

Albanian version (pdf format)
2017-11-24T14:33:17+00:00