Albanian President, Bujar Nishani, attends Global Platform for Disaster Risk Reduction

The President of the Republic of Albania, Bujar Nishani participated in the works of the Global Platform for Disaster Risk Reduction (GPDRR), which is being held in Cancun, Mexico. The Albanian Head of State was invited to attend this platform by the United Nations General Secretary, Antonio Guterres and the President of the United Mexican States, Enrique Peña Nieto.

President Nishani held a speech in the official statement panel, where he initially praised the organization of this platform outside of Geneva, a fact that creates a very positive example that may be followed by other countries in the future.

Referring to the similar models implemented for the Paris Climate Agreement and the First Humanitarian Summit in Istanbul, President Nishani stressed that the risk reduction issues from natural disasters, in a local and regional level, are being addressed with the same political devotion and will during this platform in Cancun.

“Albania, like other countries, is fully committed to contribute with full capacity in the reduction of the risk derived from natural disasters and the construction of renewable skills that guarantee a sustainable development of the country,” stated Nishani.

The Head of State noted the fact that Albania ranks among one of the countries with high vulnerability to natural disasters both at the European and global level and is therefore seriously engaged in the implementation of Agenda 2030 for a Sustainable Development, alongside other member states of the United Nations.

President Nishani praised also the commitments taken with Agenda 2030 and the Paris Climate Agreement, considering them not only as an opportunity for the current generations but also for future generations.

“The implementation of these international documents, where Albania is pro­active, are rightly considered as the major global strategies for tackling climate change, achieving sustainable development, international assistance, but also for security and peace issues in the world,” declared Nishani.

 Presidenti Bujar Nishani merr pjesë në punimet e Platformës së 5-të Globale 2017 për Reduktimin e Rrezikut të Fatkeqësive Natyrore

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani, me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe të Presidentit të Shteteve të Bashkuara Meksikane, mori pjesë në punimet e Platformës Globale 2017 për Reduktimin e Rrezikut të Fatkeqësive Natyrore, mbajtur në Kankun të Meksikës.

Presidenti Nishani mbajti një fjalë në panelin e deklaratave zyrtare, ku që në fillim vlerësoi organizimin e kësaj Platforme jashtë Gjenevës dhe duke krijuar një shembull shumë pozitiv, që mund të ndiqet edhe nga vende të tjera në të ardhmen.

Duke iu referuar modeleve të ngjashme të realizuara për Marrëveshjen e Klimës në Paris dhe të Samitit të Parë Humanitar në Stamboll, Presidenti Nishani, theksoi se edhe këtu në Kankun, po adresohet sërish, me të njëjtin përkushtim e vullnet politik, çështjet e uljes së rrezikut nga katastrofat natyrore, si në nivel lokal e rajonal ashtu edhe në nivel global.

“Shqipëria, ashtu si edhe vendet e tjera është tërësisht e angazhuar për të kontribuar me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet e saj, në reduktimin e rrezikut që vjen nga fatkeqësitë natyrore dhe ndërtimin e aftësive ripërtëritëse që garantojnë një zhvillim të qëndrueshëm të vendit.” – theksoi Presidenti Nishani.

Në mënyrë të veçantë, Kreu i Shtetit, evidentoi faktin se Shqipëria renditet ndër një nga vendet me prekshmëri të lartë nga fatkeqësitë natyrore, si në nivel evropian ashtu edhe nivel botëror dhe për këtë arsye ajo është seriozisht e angazhuar në zbatimin e Agjendës 2030, për Zhvillim të Qëndrueshëm, krahas vendeve të tjera anëtare të Kombeve të Bashkuara. Gjithashtu,

Presidenti Nishani, vlerësoi angazhimet e marra me Agjendën 2030 dhe Marrëveshjen e Parisit për Klimën, duke i konsideruar ato jo vetëm si mundësi për gjeneratën aktulale, por edhe për brezat e së ardhmes.

“Zbatimi i këtyre dokumenteve ndërkombëtare, ku Shqipëria është pro-aktive, konsiderohen me të drejtë si strategjitë kryesore globale për përballimin e ndryshimeve klimaterike, arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm, ndihmën ndërkombëtare, por edhe për çështjet e sigurisë e të paqes në botë.” – u shpreh Presidenti Nishani.