First PRO NEWS Steering Committee, April 10-11, 2017

PRO NEWS Programme starts its journey with its first Steering Committee Meeting

New EU-funded programme launched to improve Albania’s National Early Warning System and flood prevention

Floods are a continuous threat to Albania and represent huge potential damage to the social and economic assets of the country. In early February 2015, floods occurred in south of the country damaged 5,975 hectares of land and affected more than 600 families. According to the Post-Disaster Needs Assessment (PDNA), the impact of floods does not rely exclusively on extreme meteo-hydrological conditions, but also on the proper implementation of integrated and coordinated policies on risk management which should include early warning, preparedness and prevention measures. In this regard, the new Programme for Improving National Early Warning System and flood prevention in Albania (PRO NEWS), financed by the European Union Delegation to Albania, aims at ensuring increased resilience to floods by strengthening National Early Warning System of Albania and improving disaster prevention in line with EU Good Practices.

The first Steering Committee meeting, held on April 10-11, 2017, marked the launch of the PRO NEWS Programme. The scope was to present and further discuss the endorsement of the work-plan and the activities that will be carried out throughout the implementation of the Programme.

This meeting, organized under the auspices of the Ministry of Internal Affairs and the General Directorate for Civil Emergencies and co-chaired by the EU Delegation to Albania, brought together representatives from main national stakeholders of the sector, as the Institute of Geosciences, Energy, Water and Environment, the Ministry of Agriculture, the Technical Secretariat of Water Council, the State Authority for Geo-spatial Information , other responsible flood prevention authorities in the country, the Consortium partners responsible for the implementation of the programme and international organizations.

The Implementing consortium, which include the Italian Civil Protection as coordinator and the Meteorological and Hydrological Service of Croatia (DHMZ), CIMA Research Foundation (CIMA), the European Centre for Medium-Range Weather Forecast (ECMWF), the Regional Environmental Centre (REC) and the World Meteorological Organization (WMO) presented the programme’s components and the detailed work-plan for the first phase of its implementation.

The PRO NEWS programme is oriented in the improvement of the legal and institutional framework on Early Warning, Flood Management, Civil Protection and Emergency Planning; the development of Flood Hazard Maps according to the provisions of EU Floods Directive; the promotion of the development of awareness raising campaigns and the adoption; the support to Albanian institutions in accessing the European Union Civil Protection Mechanism and the improvement of Flood Early Warning and integration into the European Flood Awareness System.

Capacity-building activities such as technical and dissemination workshops, advisory and technical missions as well as trainings and exchange of expert will be used for the achievement of the expected results. Project activities will be shared through online platforms, media and events.

Download PDF version (English)

Programi PRO NEWS fillon rrugëtimin e tij me takimin e parë të Komitetit Drejtues

Hapet programi i ri i financuar nga Bashkimi Evropian për Përmirësimin e Sistemit Kombëtar të Paralajmërimit të Hershëm në Shqipëri dhe parandalimin e përmbytjeve

Përmbytjet janë një kërcënim i vazhdueshëm për Shqipërinë dhe paraqesin një rrezik të madh për asetet ekonomike dhe sociale të vendit. Në fillim të shkurtit të vitit 2015, përmbytjet që ndodhën në jug të vendit, dëmtuan 5,975 hektarë tokë dhe prekën më shumë se 600 familje. Sipas vlerësimit të nevojave pas katastrofës, ndikimi i përmbytjeve nuk bazohet vetëm te kushtet ekstreme meteorologjike, por edhe në zbatimin e duhur të politikave të integruara dhe të koordinuara për menaxhimin e rrezikut, të cilat duhet të përfshijnë paralajmërimin e hershëm, gatishmërinë dhe masat e parandalimit. Në këtë drejtim, Programi i ri për Përmirësimin e Sistemit Kombëtar të Paralajmërimit të Hershëm dhe parandalimin e përmbytjeve në Shqipëri (PRO NEWS), i financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, synon të rrisë aftësitë përshtatëse ndaj përmbytjeve, duke forcuar Sistemin Kombëtar të Paralajmërimit të Hershëm të Shqipërisë dhe duke përmirësuar parandalimin e katastrofës në përputhje me Praktikat e Mira të Bashkimit Evropian.

Takimi i parë i Komitetit Drejtues, i mbajtur në datat 10-11 prill 2017, shënoi fillimin e Programit PRO NEWS. Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi dhe diskutimi i mëtejshëm i planit të punës dhe i aktiviteteve që do të kryhen gjatë zbatimit të Programit.

Ky takim, i organizuar nën kujdesin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile dhe i bashkë-kryesuar nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri, mblodhi së bashku aktorët kryesorë kombëtarë të sektorit, si Instituti i Gjeoshkencave, Ujit dhe Mjedisit, Ministria e Bujqësisë, Sekretariati Teknik i Këshillit të Ujërave, Autoriteti Shtetëror i Informacionit Gjeo-hapësinor, autoritete të tjera përgjegjëse për parandalimin e përmbytjeve në vend, partnerë të Konsorciumit përgjegjës për zbatimin e programit, si dhe organizata ndërkombëtare.

Konsorciumi zbatues, që përfshin Mbrojtjen Civile Italiane si koordinator i programit, Shërbimin Meteorologjik dhe Hidrologjik të Kroacisë (DHMZ), Fondacionin Kërkimor CIMA, Qendrën Evropiane për Parashikimin e Motit afat-mesëm (ECMWF), Qendrën Rajonale të Mjedisit (REC) dhe Organizatën Botërore të Meteorologjisë (WMO), prezantoi komponentët e programit dhe planin e detajuar të punës për fazën e parë të zbatimit të tij.

Programi PRO NEWS është i orientuar në Përmirësimin e kuadrit ligjor dhe institucional për paralajmërimin e hershëm, menaxhimin e përmbytjeve, mbrojtjen civile dhe planifikimin e emergjencës; në Zhvillimin e hartave të zonave të rrezikuara nga përmbytjet në përputhje me dispozitat e Direktivës së BE-së për përmbytjet; në Promovimin e zhvillimit dhe të zbatimit të fushatave ndërgjegjësuese; në Mbështetjen e institucioneve shqiptare në qasjen e tyre në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian dhe në Përmirësimin e paralajmërimit të hershëm nga përmbytjet dhe integrimin në Sistemin Evropian të Ndërgjegjësimit nga Përmbytjet.

Aktivitetet për ngritjen e kapaciteteve, si seminare teknike, takime këshillimore dhe teknike si dhe trajnime dhe shkëmbim njohurish dhe ekspertësh do të jenë pjesë e këtij programi, duke ndihmuar në arritjen e rezultateve të pritshme. Aktivitetet e projektit do të ndahen me publikun përmes platformave online, njoftimeve në media dhe aktiviteteve me publikun.

Download PDF version (Albanian)
2018-04-23T13:47:56+00:00